Kryeministri Zoran Zaev përmes profilit të tij në Facebook, ka njoftuar se në RMV aktualisht ka 13 vatra aktive të zjarrit, shumica të lokalizuara.
Zaev tha se po intervenohet me dy helikopterë të Armatës, ndërkaq pritet që katër helikopter të vijnë si ndihmë nga Serbia derisa vazhdojnë komunikimet me vendet e NATO-s për ndihmë.
“Mëngjesin e sotëm dy helikopterë po marrin pjesë intenzivisht në shuarjen e zjarreve. Në çdo moment presim të na bashkohen edhe katër të tjerë, si ndihmë nga Republika e Serbisë. Jemi në komunikim intensiv me aleatët tanë të NATO -s në rajon të cilët janë zgjuar dhe gati për të ofruar ndihmë në përputhje me kushtet në terren”.
“Aktualisht, 13 zjarre janë aktivë, shumica janë lokalizuar, Koçani është nën kontroll, ndërsa luftë më intensive me zjarrin po zhvillohet rreth Staro Nagoriçanit”, shkruan mes tjerash Zaev.
The post Zaev: 13 vatra aktive të zjarrit, presim ndihmë nga Serbia dhe NATO appeared first on Telegrafi.