‘Zabeli’ në Reçan, me ushqim dhe natyrë mbresëlënëse

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ndërtuar në një vend me peisazh të mrekullueshëm ,me pamje që rrallë i sheh, restorant Zabeli në fshatin Reçan pret klientë të shumtë që vijnë dhe shijojnë ushqimin e mrekullueshëm në këtë lokacion, shoqëruar me një natyrë qetësuese në një ambient familjar.

 

Ndonëse tashmë kanë kaluar disa muaj që nga hapja, tek Zabeli klientët gjejnë kohë të kthehen për mishin e qengjit të përgaditur në mënyrë tradicionale nga pronari Jusuf Hasani, për peshkun plot shije dhe produkte të tjera tradicionale dhe me shijë unike.

Me Jusufin biseduam rreth investimit që ia ka bërë duke hapur restorantin Zabeli në Reçan, një biznes familjar për të cilin kontribuon e gjitha familja Hasani, pasi që shumë vitë të gjithë janë të kyçur në biznesin e gastronomisë.

Advertisement

Ne provuam mish qengji përgaditur në mënyrë tradicionale, marinuar dhe pjekur ngadalë, i shkrifët dhe me shijë fantastike, e poashtu dhe mishi i përshkut, shoqëruar me garnir, speca në kajmak dhe sallata të ndryshme në tavolinë.

Një ambient që ruan traditën, të bukurën dhe profesionalizimin në gatim, me një shërbim cilësor që ju bën të ndiheni si në shtëpinë tuaj, restorant Zabeli në Reçan është vend ideal për të kaluar kohë më miqtë apo familjarët tuaj.

Larg zhurmës së qytetit, në një vend piktoresk ku mund të shijoni bukuritë e natyrës dhe begatitë e mikpritjes shqiptare, restorant Zabeli ju mirëpret!

Ky emision mundesohet nga Gigabel dhe Alpi Sentis AG /Telegrafi/

Advertisement

The post ‘Zabeli’ në Reçan, me ushqim dhe natyrë mbresëlënëse appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy