Ngritja e Komisionit Hetimor Parlamentar për çështjen e Onkologjisë në një kohë kur ka një hetim aktiv është një gjë e palejueshme. Është normale nëse hetimi mbyllet, por gjatë një hetimi aktiv është pengesë, sipas kryetarit të Gjykatës Themelore Penale Shkup, Ivan Xholev.

Sipas Xholev, procesi hetimor është duke u kontaminuar dhe nuk ka asnjë reagim për të.

“Kjo është normale nëse hetimi mbyllet dhe ka kaluar një periudhë më e gjatë kohore. Në një rast të tillë, po, por gjatë një hetimi aktiv është pengesë. Ata marrin të gjithë dokumentacionin, marrin në pyetje, kështu që e kontaminojnë procesin hetimor dhe nuk ka asnjë reagim për këtë”, theksoi Xholev.

Pyetja që sipas kryetarit të Gjykatës Penale duhet bërë është se si është e mundur të bëhet një hetim paralel, pra të merren në pyetje të njëjtët persona që merren në pyetje nga prokuroria.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Pastaj kur të vijnë në gjykatë, mbrojtja do të thotë se kjo nuk mund të përdoret më si provë, për këtë, atë, atë… pastaj lëndimet, pastaj Strasburgun e kështu me radhë. Është shumë e ndërlikuar, edhe pse nga jashtë mund të mos duket kështu”, sqaron Xholev./Telegrafi/

The post Xholev: Krijimi i Komisionit Hetimor për rastin në Onkologji në një kohë kur ka një hetim aktiv është i papranueshëm appeared first on Telegrafi.