Xhamitë e Kërçovës të cilat para disa dite u mbyllën për shkak të coronavirus, ditën e nesërme për faljen e xhumasë do të jenë sërish të hapura.
Por, namazi do të jetë më i shkurtë dhe besimtarët nuk do të duhet të përshëndeten për dore, ndërsa një pjesë të lutjes së tyre do të duhet ta bëjnë edhe në shtëpitë e tyre, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Pas faljes së namazit të xhumasë, xhamitë do të mbyllen sërish deri në stabilizimin e gjendjes me pandeminë.
Ndryshe, disa nga xhamitë u mbyllën për shkak se në njërën prej tyre imami doli pozitiv me coronavirus.
Advertisement
The post Xhamitë e Kërçovës do të jenë të hapura për namazin e xhumasë appeared first on Telegrafi.