Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi duke folur për bllokadën që po bëhet në Komisionin për Zgjedhje dhe Emërime në Kuvend, sqaroi se si fillim, deputeti i Lëvizjes Besa, parti e cila nga pushteti kaloi në opozitë, Fadil Zendeli duhet të largohet nga funksioni i nënkryetarit të Kuvendit dhe të anëtarit përkatës në Komisionin për Zgjedhje dhe Emërime.
Sipas tij, kjo duhet të ndodh, pasi një gjendje aktuale, është e sanksionuar me Rregulloren e punës së Kuvendit.
Sipas Xhaferit, moslargimi i Zendelit nga funksioni, zvarrit edhe punimet dhe prish ekuilibrin e përfaqësimit në Komisionin për zgjedhje dhe emërime.
“Unë kam qenë mjaft i vetëdijshëm për situatën që është krijuar dhe kam dhënë përparësi që subjektet politike të reflektojnë dhe mos të kalkulojnë. Unë nuk jam avokat i asnjërës parti, por interpretoj atë çfarë është Rregullorja. Deputeti Fadil Zendeli, deri më 9 dhjetor 2021 ka qenë nënkryetar i parlamentit, përfaqësues i shumicës parlamentare. Me konfigurimin e ri të forcave politike në shumicë parlamentare, Besa si subjekt politik vendosi të kalojë në opozitë me dy deputetë e ngelur dhe Fadil Zendeli si bartës i funksionit – nënkryetar parlamenti nuk mundeshte si opozitë të bartë edhe funksionin e nënkryetarit për faktin që rregullorja sanksionon që nga numri i përgjithshëm i nënkryetarëve, një i takon opozitës më të madhe në vend që rezulton me koaliconin VMRO-DPMNE dhe komgor asaj logjike, deputeti i opozitës, në rastin konkret Fadil Zendeli, nëse ka ndërruar status të veprimit të mëtejshëm si opozitat dhe nuk ka të drejtë të bartë as funksionin e anëtarit përkatës të Komisionit përkatës, për faktin që ndikon në disbalanc i pjesëmarrjes së deputetëve”, sqaron Xhaferi pas takimit joformal me gazetarët.
Shton se deputetët e Besës e kanë njoftuar se do të veprojnë si opozitë, megjithatë, edhe pse për këtë ndryshim e ka njoftuar në çdo koordinim javor, gjërat me prioritet që janë krijuar ndërkohë, siç kanë qenë shumica e re parlamentare dhe votimi i Qeverisë së re, kanë sjellë deri te zvarritja.
The post Xhaferi: Zendeli duhet të largohet nga Komisioni, Besa është parti opozitare appeared first on Telegrafi.