Xhaferi: Votimi për ndryshimet kushtetuese mund të shtyhet nëse nuk ka shumicë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Kuvendit të RMV-së, Talat Xhaferi, thotë se votimi për ndryshimet kushtetuese mund të shtyhet nëse nuk sigurohet shumica e nevojshme prej 80 votash.

“Akti i votimit nuk është i lidhur me ditën e fundit të debatit. Kjo është e paraparë me rregulloren e procedurës dhe praktikës. Kuvendi vendos nëse ka shumicën e nevojshme”, tha Xhaferi.

Debati në seancën plenare për ndryshimet kushtetuese do të nisë më 18 gusht. Siç ka shpjeguar Xhaferi, në përgjithësi zgjat 10 ditë pune.

Xhaferi tha se gjithçka do të varet nga situata aktuale, pra nëse do të sigurohet shumica e dy të tretave./Telegrafi/

Advertisement

The post Xhaferi: Votimi për ndryshimet kushtetuese mund të shtyhet nëse nuk ka shumicë appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy