Nëse nuk miratohen ndryshimet kushtetuese, vendi nuk do të mund të ecë përpara në procesin e integrimeve evropiane, thotë kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi.
Në një intervistë për RMTV, Xhaferi tha se ideja është që të procesi të përfundohet me zgjidhjen optimale, të futen bullgarët në Kushtetutë dhe të ecet përpara.
“Se çfarë do të ndodhë me vendin nëse nuk miratohen amendamentet që do t’i sjellin bullgarët në Kushtetutë, nuk duhet të kërkojmë përvojat e të tjerëve, sepse ne kemi përvojën tonë”, thotë Xhaferi dhe thekson samitin e NATO-s në Bukuresht në vitin 2008 dhe atë që ndodhi me vendin më pas.
“Përvoja tregon se sado të ketë, kushtimisht thënë, dilemë në raport me zgjidhjen aktuale, zgjidhja e ardhshme mund të jetë vetëm më e keqe”, tha Xhaferi.
The post Xhaferi: T’i miratojmë ndryshimet kushtetuese, zgjidhja e radhës mund të jetë edhe më e keqe appeared first on Telegrafi.