Xhaferi: Ta ndërtojmë ardhmërinë e përbashkët, jemi pjesë e patjetërsueshme e kësaj toke

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Besimtarët muslimanë i ka uruar edhe kryeparlamentari Talat Xhaferi.

Mesazhi i plotë:

Të nderuar qytetarë, pjesëtarë të konfesionit islam,
Më lejoni që në emër të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në emrin tim personal, të gjithë pjesëtarëve të konfesionit islam me rastin e festës së madhe myslimane – Kurban Bajramit, t’u shpreh urime, me shpresë se festa do t’ju gjejë me shëndet të mirë, qetësi shpirtërore dhe ngrohtësi familjare, kudo që ta festoni.

Kurban Bajrami është festë e solidaritetit dhe e empatisë, festë e zemërgjerësisë dhe e faljes, festë e altruizmit dhe e vetëflijimit, e mirëkuptimit dhe e respektit mes njerëzve. Edhe këtë vit, Kurban Bajrami i mbushi zemrat e të gjithë njerëzve dhe le t’i mbush me gëzimin që sjell me vete.
Në këtë ditë të madhe, le ta ndajmë tryezën, le ta ndajmë atë që kemi me të afërmit apo të largëtit, të njohurit apo të panjohur, me ata që kanë më shumë dhe me ata që kanë më pak.

Advertisement

Në këtë kohë të trubulencave që po kalon i mbarë njerëzimi si dhe shteti ynë, të mos lejojmë që të kalojmë vetë dhe të vetmuar në betejat dhe sfidat tona dhe të të tjerëve; të bashkohemi për tejkalimin e çdo pengese apo vështirësie që shfaqet para nesh. Ta festojmë së bashku jetën dhe ta ndërtojmë ardhmërinë e përbashkët, sepse të gjithë jemi pjesë e patjetërsueshme e kësaj toke.
Edhe njëherë, urime Kurban Bajramin edhe shumë vite ta festojmë!

The post Xhaferi: Ta ndërtojmë ardhmërinë e përbashkët, jemi pjesë e patjetërsueshme e kësaj toke appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy