Kryeministri Talat Xhaferi, u takua në Mynih zëvendëskryeministren e Ukrainës për Integrime Evropiane dhe Euro-Atlantike, Olga Stefanishina, njoftojnë nga shtypi i qeverisë.

Në takim, thuhet në njoftim, bashkërisht u vlerësua se çështja e sigurisë e Ukrainës është një sfidë e sigurisë për gjithë Evropën dhe për komunitetin demokratik ndërkombëtar në kuadër global. Për këto arsye, u shprehën pritshmëri që publiku demokratik evropian dhe ai botëror të qëndrojë së bashku dhe pranë njëri-tjetrit si një parakusht kyç për mbrojtjen e paqes globale.

“Republika e Maqedonisë së Veriut dënoi menjëherë dhe pa mëdyshje agresionin e Federatës Ruse ndaj Ukrainës, duke mbështetur integritetin territorial të Ukrainës. Ne gjithashtu qëndruam 100% në përputhje me politikat e Bashkimit Evropian në aspektin e politikës së jashtme dhe të sigurisë. Dhe si një anëtar i ndërgjegjshëm i NATO-s, ne i ofrojmë ndihmën e nevojshme Ukrainë”, tha Xhaferi.

Kryeministri Xhaferi, shtojnë nga atje, e përshëndeti edhe vendimin e Këshillit Evropian për hapjen e negociatave për anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian dhe hapi një mundësi për të shkëmbyer përvoja në lidhje me procesin e integrimit evropian dhe reformat e nevojshme për t’u afruar me Bashkimin Evropian./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Xhaferi – Stefanishina: Maqedonia e Veriut është partner i Ukrainës dhe faktor i rëndësishëm në stabilitetin evropian appeared first on Telegrafi.