Xhaferi-Sobotka: Jemi të gatshëm të avancojmë bashkëpunimin në mes Maqedonisë së Veriut dhe Austrisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi sot realizoi takim me Volfgang Sobotka, Kryetarin e Këshillit Nacional Austriak, në margjinat e Konferencës së pestë botërore të kryetarëve të parlamenteve që mbahet në Vjenë, në organizim të përbashkët të Unionit Inter-Parlamentar (IPU) dhe Parlamentit Austriak, njoftojnë nga kabineti i kryetarit të Kuvendit të RMV-së.

Xhaferi e falënderoi Sobotkën për mikpritjen e ngrohtë dhe organizimin e shkëlqyer të evenimentit të parë ndërkombëtar masovik prej fillimit të pandemisë, që mbahet me prezencë fizike të pjesëmarrësve, masa dhe protokolle gjithëpërfshirëse shëndetësore.

Në takim, Xhaferi i ndau mirënjohje kolegut të vet, Kryetarit Sobotka, për vetëmohimin dhe sakrificën e zjarrfikësve austriak, të cilët ishin krah për krahu me ne gjatë betejës kundër zjarreve që e përfshinë vendin tonë. Njëherazi, ai drejtoi mirënjohje të përzemërt ndaj Republikës së Austrisë dhe popullit austriak për miqësinë dhe bashkëpunimin, si edhe mbështetjen e fuqishme në përpjekjet tona për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Kryetarët e dy parlamenteve shprehën gatishmëri për avancimin e mëtejshëm të bashkëpunimit të ndërsjellë, me qëllim të thellimit të raporteve miqësore ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Austrisë./telegrafi/

Advertisement

The post Xhaferi-Sobotka: Jemi të gatshëm të avancojmë bashkëpunimin në mes Maqedonisë së Veriut dhe Austrisë appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy