Xhaferi: Shqiptarët po përjashtohen nga Ministria e Mbrojtjes dhe Ushtria

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Deputeti i BDI-së Talat Xhaferi, sot në konferencë për shtyp tha se përfaqësimi i shqiptarëve në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Ushtrinë e Maqedonisë së Veriut po përkeqësohet. Xhaferi tha se “muajt e fundit po zbatohet një politikë diskriminuese, ku shqiptarët po përjashtohen plotësisht nga pozitat kyçe, ndërsa oficerët me përvojë po degradohen”.

Sipas të dhënave të fundit: Nga 10 drejtorë në sistematizimin e ri, asnjë nuk është shqiptar; nga 12 këshilltarë në Ministrinë e Mbrojtjes, vetëm 1 është shqiptar; nga 29 udhëheqës sektorësh në ministri, asnjë nuk është shqiptar; nga 13 udhëheqës sektorësh në Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë, asnjë nuk është shqiptar; nga 30 komandantë batalionesh, vetëm 5 janë shqiptarë; oficerët shqiptarë me grada të larta dhe kualifikime profesionale po degradohen ose largohen nga pozitat kyçe”.

“Gjithashtu, situata është rënduar me: ndaljen e avancimeve të oficerëve dhe nënoficerëve shqiptarë, edhe kur i plotësojnë kriteret; Përjashtimin sistematik të shqiptarëve nga programet e edukimit ushtarak jashtë vendit; rritjen e gjuhës së urrejtjes dhe retorikës nacionaliste, siç ishte rasti me SHKA “Bajram Shabani” në kazermën e Kumanovës. Përfaqësimi i shqiptarëve në Ushtri është në nivelin më të ulët historik, duke shpërfillur parimin e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat. Politizimi ekstrem ka arritur kulmin, me emërime partiake në vend të kuadrove profesionale”, tha Xhaferi.

Advertisement

Ai gjithashtu theksoi “se situata në Shërbimin e Inteligjencës Ushtarake është alarmante”.

“As drejtori, as tre zëvendësit e tij nuk janë shqiptarë. Për herë të parë pas shumë vitesh, në tri njësitë elitare (Ujqit, Rangerët dhe Policia Ushtarake) nuk ka asnjë komandant apo zëvendës komandant shqiptar, ndryshe nga më parë, kur shqiptarët kishin përfaqësim të dinjitetshëm”, tha Xhaferi.

Ai në fund theksoi se “nëse kjo situatë vazhdon, pasojat do të jenë të rënda, jo vetëm për shqiptarët, por edhe për stabilitetin dhe funksionimin profesional të Ushtrisë si institucion shtetëror”./Telegrafi/

The post Xhaferi: Shqiptarët po përjashtohen nga Ministria e Mbrojtjes dhe Ushtria appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy