Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot u mbajt takimi mes kreut shtetëror dhe drejtorit të Entit të Statistikës, Apostoll Simovski dhe kryetarët e Komunave, ku u debatua rreth procesit të regjistrimit të popullsisë.

Me këtë raste kreu i Kuvendit, presidenti i shtetit dhe kryetari i Qeverisë mbajtën fjalime. Xhaferi potencoi që muaji prill do të jetë konfirmim i pjekurisë së shtetit që pas plotë 20 viteve të realizojë me sukses një operacion të këtillë serioz.

“Në takimin e sotëm të punës të gjithë institucioneve të kyçura theksova se Regjistrimi nuk është dhe nuk guxon të jetë operacion politik. Është e radhës më të ngritemi mbi këtë nxitje, është e radhës më të numërohemi mes vendeve në shoqërinë e të cilave synojmë. Realizimi i suksesshëm i regjistrimit dhe rezultatet e të njëjtit do të jenë një bazë e shkëlqyer për nxjerrjen e ligjeve dhe politikave zhvillimore të cilat janë me rëndësi thelbësore për qytetarët sepse, pikërisht ato, në përditshmërinë e tyre do të munden personalisht dhe realisht të ndjejnë suksesin apo dështimin e pushtetit lokal në lehtësimin dhe përmirësimin e cilësisë dhe standardit të jetës së familjeve të tyre. Shpresoj se muaji prill do të jetë konfirmim i pjekurisë së shtetit që pas plotë 20 viteve të realizojë me sukses një operacion të këtillë serioz dhe të vërtetojmë se jemi të gatshëm të bëhemi anëtare e plotfuqishme e Bashkimit Evropian”, u shpreh kryeparlamentari Xhaferi.

Fjalim mbajti edhe drejtoi i Entit për Statistikë, Simovski. Sipas Ligjit, kryetar të komisioneve të regjistrimit në 50 rajone do të jenë sekretarët e komunave.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Xhaferi: Regjistrimi nuk është dhe nuk guxon të jetë operacion politik appeared first on Telegrafi.