Xhaferi propozon ndryshime në Rregullore që Kuvendi të mund të punojë online

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut njofton se kyetari i Kuvendit Talat Xhaferi, sot parashtroi Propozim rregullore për plotësimin e Rregullores së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, me procedurë të shkurtuar.

“Duke e pasur parasysh gjendjen e sapoformuar të shkaktuar nga Korona virusi COVID-19, duke u nisur nga funksioni i garantuar me Kushtetutë të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut si organ përfaqësues i qytetarëve dhe bartës i pushtetit ligjvënës të Republikës, i cili organizimin dhe funksionimin e vet e rregullon në pajtim me Kushtetutën dhe Rregullore, nevojitet që dispozitat e Rregullores së Kuvendit të harmonizohen me gjendjen e sapoformuar shëndetësore”.

“Ndryshimet e propozuara janë pikërisht në drejtim të arritjes së këtij qëllimi, respektivisht, punës së papenguar të Kuvendit, me mundësimin e punës në largësi, gjegjësisht punës elektronike të deputetëve me prezencë elektronike në seancat e Kuvendit dhe trupave punues, a në të njëjtën kohë mundësimin e realizimit të funksionit përfaqësues”, thuhet në njoftim./Telegrafi/

The post Xhaferi propozon ndryshime në Rregullore që Kuvendi të mund të punojë online appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy