Xhaferi: Propozimi për heqjen e “Qeverisë së Përzhinos” duhet të përkthehet

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ndryshimet ligjore për heqjen e “Qeverisë së Përzhinos” do të duhet të presin të diskutohet për ta në Kuvend, pasi siç tha kryetari Talat Xhaferi, propozimi ende nuk është vendosur në rend dite pasi nuk është përkthyer akoma.

“Në kohën e duhur, mendoj se partitë e tjera do të bashkohen që të ketë konsensus dhe propozimi të mos jetë i njëanshëm. Në koordinim do të flitet edhe me koordinatorët e tjerë që të bashkëngjiten në këtë propozim-ligj”, tha Xhaferi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Më herët, koordinatori i grupit parlamentar të OBRM-PDUKM-së, Nikolla Micevski, kërkoi nga kryeparlamentari që ta plotësojë rendin e ditës me projektligjin e tyre për ndryshimin e Ligjit për Qeverinë për të shfuqizuar të ashtuquajturën “Qeveri të Përzhinos”.

Xhaferi, nga ana tjetër, tha se nuk ka afat prej 45 ditësh për zgjedhje, përveç zgjedhjes së presidentit nëse i ndërpritet mandati para kohe. Ai shtoi se zgjedhjet e parakohshme mbahen në afat prej 60 ditësh, që është nën kompetencat e KSHZ-së./Telegrafi/

Advertisement

The post Xhaferi: Propozimi për heqjen e “Qeverisë së Përzhinos” duhet të përkthehet appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy