Xhaferi për ndryshimet kushtetuese: Kuvendi është i gatshëm në çdo moment ta fillojë procedurën

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut është i gatshëm që në çdo moment të fillojë procedurën për ndryshime kushtetuese, tha sot në një konferencë për media kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi. Nga momenti i paraqitjes së tyre në Kuvend nga propozuesi deri në momentin e përcaktimit të nevojës për ndryshimin e Kushtetutës, nevojiten 30 ditë. Tani për tani, siç thotë ai, nuk ka njoftim se kur mund të hyjnë në procedurë parlamentare ndryshimet kushtetuese.

“Kuvendi është i gatshëm në çdo moment kur veprojnë institucionet kompetente, pra propozuesit e autorizuar, ne jemi të gatshëm të veprojmë sipas procedurave dhe afateve të parapara në Rregullore”, tha Xhaferi.

Reth dilemës se është vështirë se do të arrijnë deri në gusht, Xhaferi tha se nuk është problematike nëse do të arrijnë deri në gusht apo kur do të që të arrijnë , pyetja është se kur do të marrin materialin.

“Nuk varet nëse do të jetë korrik apo gusht, shtator. Afatet fillojnë kur të mbërrijnë materialet” theksoi Xhaferi. Ai shpjegoi gjithashtu kohëzgjatjen e fazave të para të ndryshimeve.

Advertisement

“Në fazën e parë, nga pranimi deri në seancë duhet të kalojnë 30 ditë. Dhe në vetë seancën debati zgjat 10 ditë”, ka sqaruar Xhaferi.

The post Xhaferi për ndryshimet kushtetuese: Kuvendi është i gatshëm në çdo moment ta fillojë procedurën appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy