Në margjinat e takimit të liderëve për Planin e rritjes që mbahet në Kotor, Mali i Zi, Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, realizoi takim bilateral me të dërguarin special të Francës për Ballkanin Perëndimor, Rene Trokaz, njoftojnë nga shtypi i qeverisë.

Në takim, theksojnë nga atje, u bisedua për rëndësinë e vazhdimit të rrugës evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut në pritje të formimit të Qeverisë së re. Trokazi e theksoi mbështetjen e mëtejshme franceze të integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut në BE, dhe apeloi për respektimin e marrëveshjeve ndërkombëtare të ndërmarra nga faktorët politikë.

Kryeministri Xhaferi shprehu shpresë se vendi do i rrumbullakojë hapat e domosdoshme për vazhdimin e agjendës evropiane. Në këtë drejtim, e ndau shqetësimin për mosrespektimin e emrit kushtetues nga ana e Presidentes së sapozgjedhur të shtetit dhe apeloi për respektimin e Memorandumit të nënshkruar para zgjedhjeve nga ana e partive politike në drejtim të parakushteve për integrimin tonë në Bashkimin Evropian.

Kryeministri Xhaferi, theksoi se për të nuk është prioritet se kush do e formojë Qeverinë e re, por, përmbushja e agjendës evropiane. Kjo është rruga e ardhmërisë dhe e prosperitetit për të cilin ai do të vazhdojë të punojë në cilëndo cilësi apo funksion.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Xhaferi në takim me Trokaz: Maqedonia e Veriut të vazhdojë drejt rrugës së nënvizuar të integrimit evropian appeared first on Telegrafi.