Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, sot u takua me Ambasadoren e Republikës Federative të Gjermanisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Ankel Gizel Holstein.

Kryetari Talat Xhaferi shprehu falënderim ndaj Republikës Federative të Gjermanisë dhe Ambasadës në Shkup për mbështetjen dhe ndihmën e institucioneve shëndetësore në Republikën e Maqedonisë së Veriut për ballafaqim me pandeminë dhe shfaqi shpresë se të dy vendet do të vazhdojnë të bashkëpunojnë në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë, përfshirë edhe në nivel parlamentar.

Në lidhje me integrimet euroatlantike, Kryetari Xhaferi theksoi se vendi si anëtar i NATO-s vazhdon së përmbushuri obligimet nga anëtarësimi dhe se fillimi i pritur i negociatave për anëtarësim deri në fund të këtij viti në kuadër të kryesimit gjerman me Këshillin e BE-së, institucionet shtetërore dhe Kuvendi do të kenë rol kryesor në realizimin e të gjitha proceseve reformuese. Gjithashtu, kryesimi i përbashkët me Bullgarinë në kuadër të Procesit të Berlinit këtë vit hap mundësi për avancimin e bashkëpunimit dhe për mbështetjen e eurointegrimeve të vendeve të rajonit.

Ambasadorja Holstein shprehu urim për rizgjedhjen Kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dëshmi për punën e suksesshme në mandatin paraprak, me pritje për vazhdimin e bashkëpunimit të mirë edhe në këtë përbërje parlamentare. Ajo shprehu keqardhje për prolongimin e bursës parlamentare për vitin e ardhshëm për shkak të pandemisë, duke shpresuar se kjo do të vazhdojë vitin e ardhshëm.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sa i përket bashkëpunimit ekonomik dhe numrit të rritur të personave të kualifikuar që shkojnë në punë në Republikën Federative të Gjermanisë, Ambasadorja Holstein theksoi se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut doemos duhet të gjejë modalitete për angazhimin e të rinjve në vend dhe për parandalimin e shkuarjes së kuadrove jashtë vendit, veçanërisht pas hapjes së negociatave për anëtarësim.

The post Xhaferi në takim me ambasadoren gjermane: Deri në fund të vitit do t’i nisin negociatat me BE-në appeared first on Telegrafi.