Sot, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Talat Xhaferi, realizoi takim me z. Ilir Meta, Presidentin e Republikës së Shqipërisë, njoftojnë nga Kabineti i kryetarit të Kuvendit të RMV-së.

Gjatë takimit, të dy bashkëbiseduesit theksuan se marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë janë në nivel të lartë dhe se ekziston interes i ndërsjellë dhe mundësi për avancimin e të njëjtave. Të dy shtetet i lidh miqësi e sinqertë dhe bashkëpunim i cili pritet që në të ardhme të përforcohet dhe avancohet akoma më shumë, sepse edhe në planin ndërkombëtar kanë qëllimet dhe interesat e njëjta, respektivisht: Anëtarësim i plotfuqishëm në Bashkimin Evropian, bashkëpunim sigurie në kuadër të NATO-s dhe thellim i bashkëpunimit rajonal.

Xhaferi theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut, mbetet plotësisht e përkushtuar ndaj përcaktimeve për integrim evropian dhe punon me përkushtim në nismën rajonale Ballkani i hapur. Si prioritete me interes të ndërsjellë i sugjeroi, shfrytëzimin më efikas të fondeve të BE-së, pjesëmarrjen e përbashkët në projekte të reja në kuadër të IPA 2, por para së gjithash, punën në thellimin e bashkëpunimit ekonomik nëpërmjet promovimit të potencialeve ekonomike dhe realizimit të projekteve infrastrukturore që janë të rëndësishëm për përparimin dhe stabilitetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë.

Presidenti Meta theksoi se në Republikën e Maqedonisë së Veriut ka procese të konsoliduara demokratike dhe se vendi i ka përmbushur të gjitha obligimet për hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, por kjo nuk ka ndodhur. Shpreson se keqkuptimet me Republikën e Bullgarisë do të zgjidhen sa më shpejt dhe do të krijohen kushtet për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Xhaferi-Meta: Maqedonia e Veriut ka përmbushur të gjitha obligimet për hapjen e negociatave me BE-në appeared first on Telegrafi.