Xhaferi më 30 korrik do të deklarojë qëndrimin e tij mbi zgjedhjet lokale

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, më 30 korrik, pra para se deputetët të dalin në pushim, do të mbajë një konferencë për shtyp ku do të njoftojë për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale, thonë nga kabineti i tij.

“Kryetari Xhaferi do të ketë një konferencë për shtyp të premten e ardhshme, 30 korrik dhe më pas ai do të deklarojë qëndrimin e tij mbi zgjedhjet lokale”, thonë nga kabineti i Xhaferit.

Kryeministri Zoran Zaev dje njoftoi se do të kërkojë pëlqimin e partive për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 31 tetor, në mënyrë që të shmanget mbivendosja e tyre me regjistrimin.

Kjo, në praktikë, do të nënkuptojë një shtyrje të zgjedhjeve, duke pasur parasysh që kryetari Talat Xhaferi më parë njoftoi se zgjedhjet duhet të mbaheshin në 17 Tetor, sipas Kushtetutës./Telegrafi/

Advertisement

The post Xhaferi më 30 korrik do të deklarojë qëndrimin e tij mbi zgjedhjet lokale appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy