Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi ka njoftuar, se deri në ora 14:00, kundër Covid-19 janë vaksinuar 2/3 e deputetëve, ndërkaq ka shprehur bindjen, se gjatë mesit të muajit maj situata me Covid-19 në Kuvend pritet të normalizohet.

“Pres puna e Kuvendit të normalizohet kah mesi i majit. Të kthehemi në kushte normale për punë, në sallën e paraparë për seanca plenare ku ka sistem për votim elektronik”, tha Xhaferi.

Ai ka hedhur poshtë pretendimet e disa deputetëve, të cilët sot në pikën e vaksinimit “Boris Trajkovski”, thanë se janë “të zhgënjyer”, se pse nuk u vaksinuan me Pfizer, por me Sputnik.

Xhaferi në Televizionin Kanal 5 deklaroi, se nuk ka pasur premtim se deputetët do të vaksinohen me Pfizer.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Nuk ka pasur premtim të tillë. E rëndësishme është që vaksinat të jenë efikase. Nuk duhet të politizohet imunizimi”, deklaroi Xhaferi.

The post Xhaferi: Kah mesi i majit pritet deputetët të kthehen në sallën për seanca plenare appeared first on Telegrafi.