Në seancën e parë plenare të re, në rend dite do të vihet interpelanca për prokurorin publik Ljubomir Joveski, të cilën e parashtruan deputetët e Besa, Lëvizjes Demokratike dhe Alternativës.
Nga zyra e kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi, njoftojnë se përgjigja e Joveskit në Kuvend ka arritur me postë brenda afatit të caktuar dhe gjatë ditës së djeshme u është shpërndarë deputetëve dhe interpelanca do të jetë në rend dite të seancës së ardhshme.
Deputetët e partive opozitare të shqiptarëve, të cilët dje e dorëzuan interpelancën, shprehën dyshimin e tyre se Joveski ka pasur rol në drejtimin e procesit gjyqësor që u zhvillua në lidhje me zjarrin në spitalin modular në Tetovë.
Joveski, ndërkaq, me përgjegjësinë më të madhe në letër deklaron se asnjëherë, në asnjë moment gjatë procedurës për këtë rast nuk ka pasur tentim për ndikim dhe presion./Telegrafi/
The post Xhaferi: Interpelanca e Joveskit do të vendoset në rend dite në seancën e parë plenare appeared first on Telegrafi.