Kryeparlamentari Talat Xhaferi, duke folur për seancën tha se deputetët mund të punojnë edhe gjatë orës policore, pasi që nuk kanë kufizim të lëvizjes.

“Deputetët nuk kanë kufizim të lëvizjes. Mund të lëvizin edhe gjatë orës policore, edhe gjatë gjendjes së krizës”, tha Talat Xhaferi në vazhdimin e seancës në të cilën diskutohet për shtyrjen e regjistrimit.

Më herët në fillimin e seancës pati tensione në mes të Talat Xhaferit dhe deputetit të Alternativës Skender Rexhepi.

Ky i fundit tha se vonesa e deputetëve opozitar shqiptar ka qenë për shkak se nuk kanë mundur të gjejnë parking.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Seanca filloi me vonesë, ndërsa deputetët e ASH-AAA-së kërkuan një orë pauzë./Telegrafi/

The post Xhaferi: Deputetët mund të punojnë edhe gjatë orës policore appeared first on Telegrafi.