Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka uruar sonte Gordana Siljanovska-Davkovën për fitoren e saj në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut.
“E përgëzoj Gordana Siljanovska Davkovën për zgjedhjen e saj si presidente e Maqedonisë së Veriut dhe i uroj që ta kryejë me sukses detyrën e përgjegjshme që e merr. Jam i bindur se do të vazhdojmë të punojmë së bashku për të forcuar lidhjet ndërmjet Serbisë dhe Maqedonisë me qëllim të përparimit dhe mirëqenies së popullit tonë, si dhe prosperitetit të të gjithë rajonit”, ka shkruar Vuçiq në platformën X.
Ndërkaq, presidentja e re e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova i shkruan “shumë vlen ky urimi juaj, Pres se do të vazhdojmë të punojmë në avancimin e marrëdhënieve të shkëlqyera serbe-maqedone”.
Ndryshe, Siljanovskën e uroi edhe kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban për fitoren e OBRM-PDUKM.
Kujtojmë se në zgjedhjet presidenciale, Gordana Siljanovska – Davkova ishte fituese absolute ndaj presidentit Stevo Pendarovska, ndërsa OBRM-PDUKM po ashtu fitoi fitore të thellë me 59 mandate të fituara ndaj 18 të LSDM-së./Telegrafi/
Честитам @gogamkd на избору за председницу са жељом да успешно обавља одговорну дужност коју преузима. Уверен сам да ћемо заједнички наставити да радимо на јачању веза између и у циљу напретка и добробити наших народа, као и просперитета целог региона.
— Александар Вучић (@predsednikrs) May 8, 2024
Многу ми значат Вашите искрените честитки, претседателе Вучиќ @predsednikrs. Очекувам дека ќе продолжиме да работиме на унапредување на извонредните македонско-српски односи .
Хвала пуно, председниче Вучићу!Advertisement— Гордана Силјановска Давкова (@gogamkd) May 8, 2024
The post Vuçiq uron Gordana Siljanovska-Davkovën appeared first on Telegrafi.