Përpjekjet deklarative se vendi i Ballkanit Perëndimor është në BE, por edhe mesazhe të mprehta për disa nga të pranishmit se fjalët më në fund duhet të përkthehen në veprim, u dëgjuan në Forumin Strategjik të sotëm të Bled.
Derisa kryetari i Këshillit Evropian Charles Michel siguroi se samiti i tetorit BE-Ballkani Perëndimor, do të jetë seriozisht i përkushtuar ndaj procesit të zgjerimit, presidenti serb Aleksandar Vuçi, tha se rajoni është lodhur nga pritjet. Ai mori mbështetje nga kryetari i Parlamentit Evropian Sassoli, i cili tha se procesi i zgjerimit duhet të ndryshojë.
“Ai entuziazëm nuk ekziston më. Nëse shikoni shembullin e Maqedonisë, e cila ndryshoi emrin e vendit. Ata morën premtim nga të gjithë se do të hapnin procesin e negociatave. A e hapën, nuk e hapën. Sot është Bullgaria, nesër do të jetë dikush tjetër”, tha Vuçiq në mes tjerash.
Mes dhjetë krerëve të shteteve dhe qeverive dhe udhëheqësve evropianë, në Bled është edhe kryeministri Zoran Zaev, i cili do të marrë pjesë në panelin me temë “E ardhmja e Evropës – Zgjerimi” këtë pasdite.
I pyetur nga gazetarët në televizionin kombëtar bullgar nëse ai pret negociata deri në fund të vitit, Zaev tha se kjo do të varet nga epilogu paszgjedhor në Sofje./Telegrafi/
The post Vuçiq: Maqedonia bëri gjithçka që iu kërkua dhe nuk mori asgjë appeared first on Telegrafi.