Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, në fjalimin e tij në online panel-diskutimin “Forumi Ekonomik i Delfit” mbi inkuadrimin e Ballkanit Perëndimor në BE, theksoi se e vlerëson shumë miqësinë midis tre vendeve, Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, të cilët janë në rrugën e tyre drejt BE-së dhe se shumë e vlerëson punën e vështirë, të përkushtuar të komisionerit për zgjerim, Oliver Varhei.

Siç njoftojnë nga AIM, ai kujtoi që Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria e kanë nisur nismën “mini-schengen” me qëllim që ta mundësojnë qarkullimin e lirë të njerëzve, mallrave dhe shtoi se ai është mirënjohës ndaj BE-së, e cila mundohet për të njëjtat vlera.

“Shohim se duhet të bashkëpunojmë jo vetëm për çështjen e marrëdhënieve ekonomike, por gjithashtu dëshirojmë t’i përmirësojmë marrëdhëniet tona në lidhje me infrastrukturën dhe lidhjen”, tha Vuçiq.

Ai theksoi se lufta politike për rininë dhe gjeneratat e ardhshme është më e rëndësishmja dhe se ajo mund të arrihet vetëm nëse të gjithë punojnë së bashku.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Kur them së bashku, mendoj për BE-në dhe të gjitha vendet e rajonit,” tha Vuçiq, duke shtuar se nuk ka të ardhme të qëndrueshme për kombet nëse të rinjtë nuk e kanë shansin të komunikojnë me fqinjët e tyre të parë.

Ai theksoi se vendet e rajonit duhet ta rigjallërojnë dhe rivendosin besimin mes vete dhe shtoi se është krenar që nuk mund të gjenden njerëz që thonë diçka të keqe për Maqedoninë e Veriut, por edhe për Shqipërinë./Telegrafi/

The post Vuçiq: E vlerësoj miqësinë midis Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";