Vritet një person në Tetovë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sot pasdite në policinë e Tetovës një grua 39 vjeçe është paraqitur se para gjysmë ore e ka vrarë partnerin e pakurorëzuar. Ajo ka theksuar se ka përdorë gjësend të fortë gjatë vrasjes së 51 vjeçarit.

“Në orën 11.35 në SPB Tetovë A.S. (39) nga Tetova ka paraqitur se rreth orës 11.00 në shtëpinë familjare në Tetovë ka kryer vrasjen e partnerit të saj 51 vjeçar të pakurorëzuar A.I. Sipas raportimit, në kryerjen e veprës penale e dyshuara ka përdorë një gjësend të fortë”, informoi zëdhënësi Marjan Josifoski.

Në vendin e ngjarjes është kryer ekspertizë nga prokurori publik dhe ekipi i SPB Tetovë, ndërsa trupi i pajetë është dorëzuar për autopsi. Pas dokumentimit të rastit kundër A.S. do të parashtrohet kallëzim penal përkatës.

The post Vritet një person në Tetovë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy