Në oborrin e një objekti hotelierik në fshatin Batinc, mbrëmë shpërtheu një konflikt verbal, ndërsa pastaj pati edhe gjuajtje me armë dhe zënkë me thika. Një person u vra, tre u plagosën, ndërsa autori i veprës është në arrati.

Në SPB Shkup dje rreth orës 21:45, është raportuar se në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Shën Naum Ohrit” është sjell i plagosur Sh.P. (29) nga fshati Batinc e Shkupit, me lëndime nga një thikë, i cila ndërroi jetë.

Në ndërkohë, N.S. (28) nga fshati Batinc gjithashtu u soll me lëndime, ndërsa me një ambulancë në Klinikën “Nënë Tereza” u transferuan M.S. (39) nga fshati Batinc i cili ishte i plagosur me armë zjarri dhe I.G. (25) nga fshati Batinci i cili u plagos me thikë.

Sipas informacioneve fillestar, në oborrin e një objekti furnizim ushqimi në fshatin Batinc, në pronësi të R.D. (27) nga fshati Crn Vrv, së pari ka pasur prishje të rendit dhe qetësisë publike, ndërsa më pas janë përdorur armë zjarri dhe një thikë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Vritet një person dhe tre të tjerë lëndohen në Shkup appeared first on Telegrafi.