Në lidhje me vrasjen që ndodhi para dy ditëve në Tetovë, Byroja për Siguri Publike ka ndërmarrë masa shtesë për gjetjen e personit ndaj të cilit ekzistojnë dyshime të bazuara se ka kryer veprën.

“Pas urdhrave nga Gjykata Themelore e Tetovës janë kontrolluar tre lokacione në fshatin Gajre nga ku janë marrë gjësende që mund të përdoren për zbardhjen e rastit. Në Stacionin Policor është mbajtur një person për bisedë informative”, thonë nga policia.

Ata shtojnë se të gjitha veprimet që po ndërmerren janë në koordinim me Prokurorinë Publike.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Lexo po ashtu
MPB: Ka dyshime të bazuara për kryesin e mundshëm të vrasjes në Tetovë

Kujtojmë se më 5 korrik në ora 20:35 në Stacionin Policor në Tetovë është raportuar se në rrugën “Shtipska”, një person me automjetin “Mercedes” ka gjuajtur ndaj automjetit “BMW” nga ku ka qenë personi R.T (39) i cili humbi jetën në vendngjarje./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Vrasja në Tetovë, merret në pyetje një person dhe kontrollohen tre lokacione appeared first on Telegrafi.