Gjorgji Xholev, anëtar i partisë politike “Desna” dhe kryetar i KQ të partisë, sot në sallën e gjyqit në Gjykatën Penale dëshmon për vrasjen e Vanjës dhe Pançevit.
Ai tha se e ka njoftuar Palçon sapo është thirrur në stacionin policorë nga departamenti i krimeve të gjakut dhe i ka thënë se është thirrur për shkak të automjetit “Renault Kangoo” që i kishte dhënë më parë partisë në përdorim.
“Palçon e kam njoftuar përmes Telegramit se jam thirrur në polici. I thashë se gruaja është thirrur edhe për krime gjaku në lidhje me veturën Renault Kangoo”, dëshmoi Xholev.
Xholev shtoi se ka folur me Palçon përmes Telegramit teksa po udhëtonte për në stacionin polciorë.
“Në stacionin policorë më pyetën nëse donim të destabilizonim vendin. Më kanë pyetur për komunikimin me Palçon dhe si kemi komunikuar në parti”, dëshmoi Xholev./Telegrafi/
The post Vrasja e Vanjës dhe Pançevit, Xholev: Në stacionin policorë më pyetën nëse donim të destabilizonim vendin appeared first on Telegrafi.