Vrasja e mjekut në Shkup, Toshkovski: Janë ndaluar dy persona

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Dy persona janë ndaluar, ndërsa policia po kryen kontrolle në lidhje me vrasjen e mjekut Aco Trpovski. Kështu ka bërë të ditur mbrëmë ministri teknik i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.

“Po kryhet kontroll në një vend të caktuar. Kemi persona të dyshuar për vrasjen, ka gjurmë të caktuara materiale që na çojnë te këta të dyshuar, janë ndaluar dy persona dhe shpresoj që në një kohë sa më të shkurtër të dalim me detaje për këtë pjesë të veprimeve hetimore”, tha Toshkovski në podkastin e tij.

Ministri shtoi se sipas gjetjeve fillestare, motivi i vrasjes nuk ka lidhje me profesionin.

Më parë u raportua se hetuesit e krimeve të dhunshme shqyrtuan më shumë se 40 video inçizime të sigurisë dhe u morën në pyetje më shumë se 15 persona në përpjekje për të identifikuar vrasësin. Gjithashtu janë analizuar provat e mbledhura nga ekspertiza në vendin e ngjarjes./Telegrafi/

Advertisement

The post Vrasja e mjekut në Shkup, Toshkovski: Janë ndaluar dy persona appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy