Sipas informacioneve fillestare nga Prokuroria Publike, motivi i vrasjes së dyfishtë në Gjevgjeli janë prishja e marrëdhënieve të ndërsjella të dy vëllezërve, e cila kulmoi për shkak të një debati banal për çështjet e shtëpisë së përbashkët.

Kështu ka bërë të ditur sot Prokuroria Publike e RMV-së, nga ku kanë bërë të ditur se një prokuror publik nga Prokuroria Publike e Gjevgjelisë ka inspektuar vendin e vrasjes, ndërsa prokurori pret kallëzim penal gjatë ditës.

Ndryshe, policia dyshon për gjashtëdhjetë e nëntë vjeçarin V.G. nga Gjevgjelia se mbrëmë rreth orës 19:00 ka vrarë vëllain e tij L.G. (71) dhe kunatën T.G. (62), para hyrjes së shtëpisë në Gjevgjeli kur i ka qëlluar me armë./Telegrafi/

The post Vrasja e dyfishtë në Gjevgjeli, Prokuroria jep detaje të reja appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";