Voziste nën ndikimin e alkoolit një motoçikletë, ndalohet një 44-vjeçar në Kumanovë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Më datë 09.04.2025 në ora 03:30, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Siguri në Komunikacionin Rrugor në SPB Kumanovë kanë ndaluar I.P. (44) nga fshati Billjanovcë, Kumanovë.

Gjatë kontrolleve në komunikacion, punonjësit e policisë kanë ndaluar një motoçikletë “Kymko” që drejtonte dhe pas marrjes së masave është konstatuar se ai ishte nën efektin e alkoolit, përkatësisht alkooli në gjak ishte 1.73 promilë.

Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes ndaj tij do të ngrihet akuza e nenit 297-a të Kodit Penal “Drejtimi të automjetit në mënyrë të pakujdesshme”./Telegrafi/

The post Voziste nën ndikimin e alkoolit një motoçikletë, ndalohet një 44-vjeçar në Kumanovë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy