Voziste në gjendje të dehur, ndalohet një 40-vjeçar në Kavadar

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se është arrestuar një shofer 40 vjeç nga Kavadari pasi i njëjti drejtoi veturë në gjendje të dehur, nuk u dha përparësi këmbësorëve në vendkalim për këmbësorë.

Sipas Policisë, i njëjti kishte ndalesë aktive për të vozitur veturë.

“Më datë 29.03.2025 në ora 23:30, zyrtarët policorë të DPB-Kavadar kanë arrestuar L.A.(40) nga Kavadari. Në rrugën “Ilindenska” në Kavadar, me shpejtësi të madhe ka qenë duke vozitur veturën “Passat” me targa bullgare dhe nuk u ka dhënë përparësi këmbësorëve në vendkalimin e shënuar për këmbësorë.

Automjeti është ndalur nga zyrtarët policorë dhe është sekuestruar përkohësisht sipas nenit 344, paragrafi 2 i Ligjit për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor. Nga kontrollet e kryera u konstatua se personi drejtonte mjetin me ndalim aktiv për kategorinë “B”, si dhe u konstatua se kishte 1.7 promilë alkool në gjak. L.A. është ndaluar në stacion të policisë, është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentacionit të plotë të rastit, do të parashtrohet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.

Advertisement

The post Voziste në gjendje të dehur, ndalohet një 40-vjeçar në Kavadar appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy