Von der Leyen për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Komisioni Evrpoian ka konfirmuar për “Alsat” se kreu i KE-së, Ursula Von der Leyen do të vizitojë edhe Maqedoninë e Veriut në fund të këtij muaji.

“Aktualisht vijojnë përgatitjet për vizitën. Do të japim detaje të mëtejshme mbi agjendën e vizitës në kohën e duhur”, thonë nga KE.

Shefja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen sot në Strasburg deklaroi se në fund të muajit shtator do të vizitojë Ballkanin Perëndimorë, me qëllim për të dërguar një sinjal të fuqishëm për angazhimin e vendeve të rajonit në procesin e anëtarësimit në BE.

Komisioni Evropian konfirmon se kryetarja do të vizitojë të gjithë gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimorë, përfshi Maqedoninë e Veriut. Vizita e Von der Leyen do të mbahet nga 28 deri 30 shtator.

Advertisement

Kjo vizitë vjen një javë para Samitit të BE-së për Ballkanin Perëndimorë, që do të mbahet në fillim të tetorit në Brdo të Sllovenisë.

The post Von der Leyen për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy