Kryetarja e Komisionit Evropian e ka përsëritur qëndrimin e saj në lidhje me negociatat e Maqedonisë së Veriut me BE-në.
Ajo sot në një postim në Twitter ka shkruar se BE do ta respektojë gjuhën maqedonase.
“Nuk ka dyshim se gjuha maqedonase është gjuha juaj. Ne e respektojmë këtë plotësisht”, ka shkruar Von der Leyen duke e shpërndarë një video nga fjalimi i saj i djeshëm në Kuvendin e RMV-së.
Ajo dje para deputetëve të Kuvendit theksoi se Maqedonia e Veriut ka mundësi të veçantë për të ecur përpara në rrugën drejt BE-së./Telegrafi/
There can be no doubt that the Macedonian language is your language. We fully respect that. https://t.co/YcFx63cBJZ
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) July 15, 2022
The post Von der Leyen e përsërit qëndrimin e saj: Do ta respektojmë gjuhën maqedonase appeared first on Telegrafi.