LSDM-ja edhe më tej e manipulon opinionin e Maqedonisë. Lajmi i mirë është që janë lexuar nga populli i Maqedonisë dhe në opinion nuk kalojnë lajmet e rreme burimi i të cilave është selia partiake e Bihaqkas.
Qytetarët do t’i dënojnë konstruksionet dhe montimet e LSDM-së në zgjedhjet e ardhshme. Partia e cila e gënjen popullin se do të sjell jetë, se paga mesatare do të jetë 500 euro, do të ndërtohen 500 kilometra autostradë, populli tani më nuk i beson.
Kaluan tre vjet dhe e vërteta doli në shesh, në shesh do të dalë edhe e vërteta për rastet konstruktive të LSDM-së përmes të cilave llogaritet me disidentët politikë.
Kur do të lirohet shteti nga kthetrat e Zaevit të gjithë ata të cilët e kanë shkelur ligjin dhe janë marrë me aktivitete të paligjshme, përgjime dhe ndjekje të disidentëve politikë do të përgjigjen. Do të përgjigjen edhe porositësit, ndërsa përgjegjëse do të ketë edhe për ata të cilët në vend që ta dënojnë krimin, të njëjtën e kanë mbrojtur 3 vjet.
Qendra për komunikime e VMRO-DPMNE-së