
Nga VMRO-DPMNE-ja thonë se nuk pajtohen me propozimin për orë policore prej 58 orëve gjatë fundjavës së zgjatur.
“Është e palogjikshme të njoftohet se restorantet do të jenë të hapura nga e marta, ndërsa do të jetë e detyrueshme të rrish në shtëpi gjatë gjithë fundjavës së zgjatur. Me fjalë të tjera, e diela dhe e hëna janë të rrezikshme sipas qeverisë së LSDM-së, ndërsa e marta jo ”, thonë nga VMRO-ja.
Nga kjo parti kujtojnë se ata edhe për festën e Pashkëve kishin konsideruar se orari i orës policore ishte shumë i rreptë dhe se tani vlerësojnë sërish të njëjtën gjë për festën e Bajramit.
Advertisement