Komiteti Ekzekutiv i partisë bullgare VMRO-BND i dërgoi një thirrje publike presidentit bullgar,Rumen Radev, pasi siç thonë ata, “sot u bë e qartë se Kiril Petkov i dorëzoi Këshillit të Ministrave një projektvendim për të gjetur një rrugë dhe për të hequr historikisht veton e vendosur ndaj Maqedonisë për anëtarësimin e saj në BE”.

“Çdo propozim i bërë nga Presidenca franceze, një shtet anëtar apo KE për të miratuar fillimin e negociatave të anëtarësimit ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, i dhënë gjatë takimit të Komitetit të Përfaqësuesve të Përhershëm, i cili devijon nga qëndrimi kornizë i Bullgarisë nga viti 2019 le të dërgohet pranë Komisionit për Politikë të Jashtme të Kuvendit Popullor”, thuhet në projektvendimin e Petkovit.

“Në situatën aktuale politike dhe shenjat e deri tanishme po flitet në mënyrë joparimore për “blerje deputetësh”, kjo është një shenjë e qartë se vetoja po hiqet përmes një sërë marifetesh parlamentare. Kjo është e papranueshme për ne. Kjo është një tradhti kombëtare. Mbështetja e së vërtetës historike është çështje e sigurisë kombëtare të Bullgarisë”, thuhet në letrën e udhëheqjes së VMRO-së bullgare drejtuar presidentit Rumen Radev.

VMRO bullgare insiston gjithashtu që Radev të përdorë fuqitë e tij sipas Kushtetutës dhe t’i drejtohet popullit dhe Kuvendit Kombëtar për të parandaluar tradhtinë e planifikuar nga Këshilli i Ministrave.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Zoti Radev, Kushtetuta e Republikës së Bullgarisë thotë se ju si kryetar i shtetit përfaqësoni unitetin e kombit. Ju jeni president i të gjithë bullgarëve, përfshirë vëllezërit tanë të dhunuar dhe të nëpërkëmbur në Maqedoni”, thuhet në konkluzionin e partisë bullgare VMRO-BND.

The post VMRO-ja bullgare: Largimi i vetos ndaj Maqedonisë është tradhëti kombëtare, Radev ta ndaloj Petkovin me çdo kusht appeared first on Telegrafi.