Vlera e shportës minimale në muajin prill ka qenë 62.691 denarë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Vlera e shportës minimale sindikaliste për muajin prill 2025 është 62.691 denarë (1019 euro), që është rritje prej 836 denarë në krahasim me muajin mars, njoftoi Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë. Më së shumti, ose 21.480 denarë (34,3%) nga harxhimet është ndarë për ushqim dhe pije. Për veshmbathje dhe këpucë janë ndarë 5.634 denarë (9.0%), për qira, ujë, rrymë dhe ngrohje 6.096 denarë (9.7%) dhe për higjienë personale dhe mirëmbajtje të higjienës në shtëpi 2.455 denarë (3,9%).

Në shportën minimale sindikale të prillit për shëndetësi janë ndarë 1.136 denarë (1,8%), për transport 4.615 denarë (7.4%), komunikim 3.417 denarë (5.5%), rekreacion dhe kulturë 5.592 denarë (8.9%), arsim 7.036 denarë (11.2%), restorante dhe hotele 4.131 denarë (6.6%), dhe për shërbime tjera 1.100 denarë (1,8%).

Nga LSDM thonë se masat për të kufizuar marzhin e tregtarëve kanë efekt gjysmak, pasi ulja e çmimeve të produkteve ushqimore bazë është vetëm 6.78 për qind. Prandaj ata kërkojnë rritje të pagës minimale në të paktën 500 euro dhe rritje shtesë të të gjitha pagave të tjera me të paktën 100 euro.

Ata shtojnë se fakti që 2.5 paga minimale nuk mbulon vlerën e shportës minimale të, e bën reale dhe të justifikuar kërkesën për rritje të pagës minimale në të paktën 500 euro, si dhe rritje shtesë të të gjitha pagave të tjera me të paktën 100 euro./Telegrafi/

Advertisement

The post Vlera e shportës minimale në muajin prill ka qenë 62.691 denarë appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy