Koalicioni VLEN kërkon nga BDI që vetingun ta fillon nga Sadulla Duraku ish zëvendëskryeministër, ministër, kryetar komune dhe aktualisht deputet i kësaj partie. Sipas tyre, pastrimi brenda BDI-së duhet të nisë nga funksionarët e përjetshëm.

“Nëse BDI me të vërtetë dëshiron të pastrohet, le të fillojë me figura të tilla. Sadulla Duraku është simbol i shtetit të kapur, pushtetit të korruptuar dhe kontrollit partiak mbi institucionet. Mjaft më me rotacionin e të njëjtëve njerëz pa asnjë llogaridhënie!”, thonë nga Koalicioni VLEN.

Derisa partia e Ali Ahmeti thotë se ka filluar përgatitjet për zbatimin e vetingut dhe ka detyruar funksionarët partiak dhe ato në pushtetin lokal e ligjvënës të nënshkruajnë deklarata anit-korruptive, akoma pa filluar zyrtarisht dhe pa u ditur fundi, BDI mbrëmë në Gostivar ka caktuar Talat Xhaferin shef të shtabit politik. A nënkupton kjo që Xhaferi ka kaluar vetingun apo nuk do t’i nënshtrohet fare, kjo mbetet të sqarohet nga BDI-ja.

Ditë më parë, nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi deklaroi se secili funksionar që nuk e kalon filtrin e vetingut, subjekti do të jetë shumë rigoroz ndaj tij.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post VLEN: Vetingu në BDI të nisë nga Sadulla Duraku appeared first on Telegrafi.