Partitë opozitare shqiptare që janë në koalicionin “VLEN” thonë se “Talat Xhaferi rriti rrogat vetëm universitetit ku ka më pak se 1 përqind shqiptarë, gjegjësisht në “Shën Kirilit dhe Metodit” në Shkup, edhe atë jo më pak se 22 për qind për muajt janar dhe shkurt dhe afro 40 përqind pas rritjes së rrogës minimale në muajin mars”.
Nga VLEN thonë se për të qenë ironia më e madhe edhe ministri i arsimit dhe shkencës është shqiptar, por edhe ministri i Financave, ndërkohë përpos zhurmës që BDI bëri se po vjen kryeministri shqiptar, nuk shihet asnjë ndryshim pozitiv në horizont.
“Sipas kumtesës së Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, “me këtë fillon plotësimi i detyrimit të shtetit i cili del nga marrëveshja kolektive individuale i këtij institucioni të arsimit të lartë të nënshkruar më 29.12.2022, ndërsa i cili do të fillojë të zbatohet prej datës 1.1.2024″, dhe pikërisht këtu fshihet e vërteta se Talat Xhaferi si kryetar kuvendi si themelues i universiteteve shtetërore ka nënshkruar marrëveshje vetëm me UKIM, dhe jo edhe me 5 universitetet tjera shtetërore, ndërsa edhe si kryeministër po ‘luan të njejtën valle’, llafe për shqiptarët dhe rroga më të mëdha për maqedonasit”.
“Ndryshe 5 universitetet publike, Nënë Tereza, USHT, Universiteti i Shtipit, i Manastirit dhe i Ohrit, kanë dërguar kërkesë që kryetari i ri i Kuvendit të përmirësojë padrejtësinë e Xhaferit dhe rritja të vlejë edhe për 1300 të punësuar në këto universitete, bashkë me 3000 të UKIM-it”, thonë nga VLEN./Telegrafi/
The post VLEN: Talat Xhaferi edhe si kryetar Kuvendi dhe si kryeministër tradhtoi universitetet shqiptare appeared first on Telegrafi.