VLEN: Shqiptarët tani e dinë se ne po sjellim ndryshimin e vërtetë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Liderët e koalicionit VLEN, të pranishëm në zemër të inaugurimit të presidentit Trump, po dëshmojnë fuqishëm përkushtimin e tyre për interesat e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, thuhet në kumtesën e VLEN-it.

“Kjo pjesëmarrje madhështore në kryeqendrën botërore, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është një moment historik që tregon lidhjet tona të ngushta me demokracinë perëndimore dhe vlerat e saj.

VLEN është aty për të treguar se shqiptarët janë dhe mbeten pro-amerikanë, të lidhur ngushtë me parimet e lirisë dhe drejtësisë që përfaqëson SHBA. Por kjo dashuri për Amerikën shpesh është keqpërdorur nga disa politikanë të pandershëm, që kanë shfrytëzuar këtë ndjenjë fisnike për të pasuruar veten dhe për të shkelur mbi interesat e popullit.

Shqiptarët tani e dinë, VLEN është zëri i vërtetë i interesave të shqiptarëve dhe aleancave me SHBA-të”, thuhet në njoftim.

Advertisement

Nga atje thonë se VLEN është forca që po sjell ndryshimin e vërtetë dhe është shpresa për të ardhmen e shqiptarëve./Telegrafi/

 

The post VLEN: Shqiptarët tani e dinë se ne po sjellim ndryshimin e vërtetë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy