VLEN: Rritëm buxhetin në arsimin e lartë e të mesëm

Pinterest LinkedIn Tumblr +

“VLEN përkushtohet për rritjen e cilësisë në arsim, pasi ne vlerësojmë që hallka më e rëndësishme e sistemit shtetëror është arsimi, në fakt për ne ky është faktori kryesor për krijimin e një perspektive të re e produktive. Për vitin 2025 Qeveria ka vendosur rritje të hatashme të buxhetit për arsim si asnjëherë më parë. Pra, po flasim për një buxhet që do të arrijë vlerën e 38 miliardë denarë. VLEN ka rritur buxhetin për arsim për më shumë se dy milion euro në krahasim me vitin e kaluar. Kjo tregon seriozitetin dhe angazhimin e VLEN-it për fushën më delikate atë të arsimit që ishte në letargji totale”, thuhet në komunikatën e VLEN-it

Nga VLEN thonë se ngjajshëm sikurse për Universitetin e Tetovës që ndanë buxhet shumëfish më të lartë sesa vitet paraprake. Edhe për Universitetin Nënë Tereza për vitin 2025 janë ndarë 4.8 milionë euro.

“Ministria e Arsimit dhe Shkencës në vitin 2025 përgatiti rritjen e cilësisë së mësimdhënies, përmes përmirësimit të infrastrukturës arsimore, reformës së sistemit të financimit përmes granteve dhe sigurimin e cilësisë dhe efektivitetit në arsimin e lartë në përputhje me praktikat e mira evropiane.  Koalicioni VLEN përkushtohet me përgjegjësi të lartë edhe për arsimin e mesëm ku kemi paraparë rritje të buxhetit në vitin 2025 deri në 29 milionë euro. Duke rritur edhe pagat e mësimdhënësve si në arsimin fillor ngjashëm edhe në atë të mesëm. Qeveria jonë do të vazhdojë të angazhohet të bëjë rikonstruksionin e shkollave fillore dhe ndërtimin e sallave sportive në shkollat fillore. Gjithashtu, gjatë këtij viti jemi të vendosur që të angazhohemi në përmirësimin e cilësisë së jetës së studentëve, duke i përmirësuar kushtet në konviktet studentore. Qeveria ka paraparë rritje të madhe të fondeve buxhetore të planifikuara për Rehabilitimin Energjetik të konvikteve, ku buxheti i projektuar për vitin e ardhshëm fiskal është gjashtë milionë euro”, thuhet në komunikatën e VLEN-it.

The post VLEN: Rritëm buxhetin në arsimin e lartë e të mesëm appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy