VLEN reagon ndaj Gjykatës Kushtetuese: Vendim i frymëzuar nga strukturat që duan destabilizim dhe probleme ndëretnike

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Koalicioni VLEN ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese që ngriu balansuesin dhe punësimet me përkatësi etnike deri në një vendim të ri nga kjo Gjykatë.

 

VLEN për këtë vendim fajëson pushtetin e kaluar që sipas tyre tentojnë të krijojnë probleme ndëretnike për destabilizim.

 

Advertisement

Ata shtojnë se do të zgjidhin këtë problematikë me ndonjë ligj të ri pasi sipas tyre BDI nuk është marrë siç duhet me këtë çështje.

 

Reagimi i plotë:

 

Advertisement

VLEN reagon ashpër ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese për fillimin e procedurës për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ngrirjes së të ashtuquajturit balancues. Ky vendim është frymëzuar nga nevoja e dukshme e strukturave kriminale të pushtetit të kaluar për të krijuar probleme ndëretnike dhe për të destabilizuar marrëdhëniet e brendshme në shtet.

Duam ta njoftojmë opinionin se të gjithë gjykatësit, pa përjashtim ose çfarëdo përkatësie, janë zgjedhur me votat e BDI-së në mandatet e mëparshme. BDI-ja ka mbështetur të gjithë ata që kanë nisur procedurat kundër të ashtuquajturit balancues. VLEN tashmë po punon për zgjidhjen e problemit të përfaqësimit të drejtë të shqiptarëve në institucione, por në mënyrë adekuate të sistemuar dhe të kodifikuar. VLEN do ta zgjidhë këtë problem me një ligj të ri, që tashmë është në proces të përgatitjes.

Kujtojmë se parimi i përfaqësimit të barabartë dhe të drejtë është i garantuar me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe nuk mund të kontestohet apo anulohet as nga Gjykata Kushtetuese. Për më tepër, në dhjetëra, ndoshta edhe qindra ligje që rregullojnë funksionimin dhe punën e institucioneve individuale, është i garantuar përfaqësimi i shqiptarëve.

Vendimi i sotëm nuk do të ndryshojë asgjë për të drejtat e shqiptarëve, por tregon qëllimet e këqija të atyre që i zgjodhën këta gjykatës në Gjykatën Kushtetuese. BDI-ja nuk i zgjidhte problemet e shqiptarëve, sepse nuk kishte kohë. Ata ishin të përkushtuar ndaj bizneseve të tyre, tenderave, kazinove, qendrave tregtare dhe kompanive të ndërtimit. BDI-ja ishte e zënë duke kryer krime.

Advertisement

The post VLEN reagon ndaj Gjykatës Kushtetuese: Vendim i frymëzuar nga strukturat që duan destabilizim dhe probleme ndëretnike appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy