Koalicioni VLEN njofton se sot është pranuar kërkesa e tyre për interpretim autentik të ligjit për lojërat e fatit.
“Sot, Komisioni Statutor-Ligjvënës konstatoi se kërkesa e grupit parlamentar të Koalicionit VLEN për interpretim autentik të ligjit për lojërat e fatit është e arsyeshme.
Njëzëri, nga ana e të gjithë deputetëve të pranishëm u verifikua mendimi i Ministrisë së Financave që kishte konstatuar arsyeshmërinë e kërkesës sonë.
Me këtë u vërtetua dyshimi ynë se janë bërë abuzime nga ana e lotarisë me dhënie të licencave në mënyrë joligjore. Për këtë normalisht, ato që kanë dhënë firmat e tyre për dhënien e licencave duhet të përgjigjen”, thonë nga VLEN.
Kjo, shtojnë nga atje, së shpejti do të konfirmohet edhe nga ana e Kuvendit, me çka do plotësohen kushtet për mbylljen e lojërave të fatit online./Telegrafi/
The post VLEN: Pranohet kërkesa për interpretim autentik të ligjit për lojërat e fatit appeared first on Telegrafi.