VLEN: Nuk ka më kolona të gjata, “One Stop Shop” ishte nevojë e kahmotshme për qytetarët

Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Nga mbledhja e parë e përbashkët ndërqeveritare me shtetin e Kosovës, te pritja e kryeministrit të parë nga rajoni në Qeverinë e vendit tonë, e deri tek jetësimi i projektit tejmase të rëndësishëm e të nevojshëm si për qytetarët ngjashëm edhe për bizneset. Ndokush mendon që politika bëhet në zyrë me firmosje, ne veprojmë në terren në realizimin e projekteve nga letra në vepër”, thuhet në komunikatën për media nga koalicioni VLEN.

“Nuk ka më kolona të gjata, për nëntë muaj e bëmë atë që nuk ishte bërë për dy dekada. Sistemi i lëvizjes në pikën kufitare, Bllacë- Hani Elezit, i njohur si One stop shop është një nevojë e kahmotshme për qytetraët e dyja vendeve por që tani më është reallitet. Ky sistem krijon lehtësi për qarkullimin e njerëzve, mallrave dhe biznesit të dyja vendeve. Kjo është një arritje e jashtëzakonshme e përafrimit të të dy shteteve fqinje dhe mike, Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës. Funksionalizimi i “One Stop Shop” ka të bëj me ndalesën e vetme që nuk është vetëm një reformë teknike, por do të ndryshon kufijtë nga ndalesa në lëvizje e në kursim të kohës. Për vite me radhë qytetarët dhe bizneset kanë shpenzuar kot shumë kohë duke pritur me orë të tëra dhe barriera të panevojshme, tanimë me një pikë ndalese do të zvogëlohen të gjitha procedurat burokratike, do të shndërrohen në efikasitet”, thonë nga VLEN.

Nga VLEN shtojnë se One Stop Shop do të ndikojë drejt rritjes së bashkëpunimit dhe lehtësimit të qarkullimit ndërkufitar. Me këtë mënyrë të re menaxhimi, pritet të rritet efikasiteti dhe të përforcohen lidhjet ndërshtetërore.

 

Advertisement

The post VLEN: Nuk ka më kolona të gjata, “One Stop Shop” ishte nevojë e kahmotshme për qytetarët appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy