Gënjeshtrat e BDI-se po çmontohen për çdo ditë, një nga një! Për 22 vjet kjo parti ka qeverisur duke mjegulluar opinionin me gënjeshtra e dezinofmata, gjë që po e bënë edhe nga roli i opozitës, akuzojnë sot nga VLEN.

“E fundit është përpjekja për të hutuar qytetaret e Sarajit se kinse numri i këshilltarëve shqiptarë në Saraj do të pakësohet në bazë të regjistrimit të vitit 2021, ligj të cilin vetë e kanë votuar.

VLEN demanton ushtruesin e detyrës në Komunën e Sarajit, Ilas Veseli, dhe dirigjentin e tij, Blerim Qoseto Bexheti, për gënjeshtrën e publikuar që numri i këshilltarëve do të ulet në Komunën e Sarajit, pra sipas tyre Komuna e Sarajit aktualisht ka 23 këshilltarë dhe me ndryshimet e radhës do të ketë 19 këshilltarë. Kjo është e pavërtetë dhe gënjeshtër e pastër.

Ne e demantojmë këtë përmes fakteve si vijojnë: Komuna e Sarajit ka pasur 19 këshilltarë edhe me vendimin e fundit të qeverisë do të ketë sërish 19 këshilltarë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pra, emrat e këshilltarëve aktual në Komunën e Sarajit figurojnë edhe në faqen zyrtare të komunës mund t’i shihni e verifikoni. Janë 19 këshilltarë me emër e mbiemër, prandaj ne nuk e dimë ku janë sot edhe ata katër kolegë këshilltarë të Veselit, që sipas tij qenkan 23.

Prandaj, VLEN kërkon nga Blerim Qoseto bashkë me pasuesin e tij të dëshmojnë e të nxjerrin emrat e 23 këshilltarëve të pretenduar. Sqarojmë që, këshilltarët personal të tyre nuk mund të futen në listën e këshilltarëve komunal”, thuhet në kumtesën e VLEN./Telegrafi/

The post VLEN: Nuk do të ulet numri i këshilltarëve në komunën e Sarajit, BDI po përhap gënjeshtra appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";