VLEN: Në zgjedhjet lokale të tetorit ne do të kemi fitore në të gjitha komunat shqiptare

Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Pas 20 vitesh vjedhjeje, mashtrimi dhe shkatërrimi të çdo shprese shqiptare, ata tani po dalin pa turp dhe po kërkojnë që qytetarët t’u japin një shans tjetër!”, thonë në një deklaratë partiake nga koalicioni VLEN.

Nga VLEN thonë se BDI-ja ka frikë nga drejtësia.

“VLEN është përgjigjja e shqiptarëve ndaj kësaj politike të kalbur!

VLEN është në pushtet për të zbatuar ndryshimin që shqiptarët po kërkojnë me zë të lartë dhe nuk do të ndalet derisa çdo shqiptar të ndihet i lirë, i barabartë dhe dinjitoz në vendin e tij.

Advertisement

Në tetor, në zgjedhjet lokale, VLEN do të fitojë në të gjitha komunat shqiptare! VLEN në çdo komunë, në çdo institucion, me duar të pastra dhe fytyrë të pastër para qytetarëve.

Era e ndryshimit ka filluar dhe askush nuk mund ta ndalojë!

VLEN fiton, shqiptarët fitojnë!, thuhet në deklaratën e VLEN-it.

The post VLEN: Në zgjedhjet lokale të tetorit ne do të kemi fitore në të gjitha komunat shqiptare appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy