Me intervenim të drejtpërdrejtë të BDI në ndryshimet e Kodit Penal, Nikolla Gruevskit, kryeministrit të mëparshëm dhe politikanit të dashur të Ali Ahmetit, i skadon edhe një dënim me burg. Kjo është edhe një gozhdë e Ahmetit në arkivolin e padrejtësisë të cilën e instaloi regjimi i tij 22 vjeçar. Pas marrëveshjes së turpshme të Prokurorisë “Abazovite” me Ixhet Memetin, kjo udhëheqësi e kriminalizuar arriti të realizojë edhe një amnisti, akuzojnë nga VLEN.

“Kjo fiasko i sistemit të fëlliqur juridik është një tjetër konfirmim i virusit të Ahmetit të instaluar prej vitesh në drejtësi, ku pushtetarët e tyre kanë ndërtuar një mur mbrojtës rreth vetes, duke shpëtuar njëri-tjetrin nga përgjegjësia gjyqësore.

Kjo nuk është hera e parë që BDI, në krye me Ali Ahmetin, ndërhyn për të shpëtuar shokët e tij nga burgu. Të njëjtën lojë më herët kanë bërë edhe për arkitektin e vuajtjeve të shqiptarëve, ish-drejtorin e DBK, Sasho Mijalkov.

BDI-ja, një parti që për dekada manipulon popullin me premtime për reforma dhe integrime evropiane, është vrasësi i çdo shprese për drejtësi dhe një ardhmëri më të mirë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Të gjithë e dinë presionin e Artan Grubit ndaj kryetares së Gjykatës Supreme për ringjalljen e abolicioneve të Gjorge Ivanovit, gjoja për të ushtruar presion ndaj OBRM-PDUKM për të kaluar ndryshimet kushtetuese.

Është koha që qytetarët e këtij vendi të kuptojnë njëherë e mirë: BDI nuk ka qenë asnjëherë për ëndrrën e madhe vropiane, por sabotatori i saj. Ata janë përgjegjësit kryesorë për mungesën e progresit dhe për largimin e Maqedonisë së Veriut nga rruga evropiane”, thuhet në kumtesën e VLEN.

Në vend se të luftojnë për drejtësi dhe prosperitet, shtojnë nga atje, ata luftuan vetëm për të mbrojtur klanet e tyre kriminale, pa dallim etnie apo përkatësie. Koalicioni VLEN u bën thirrje të gjithë qytetarëve të ndërgjegjshëm të bashkohen në luftën tonë për një të ardhme më të ndershme dhe transparente./Telegrafi/

The post VLEN: Ndryshimet në Kodin Penal janë virus në sistemin gjyqësor appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";