Vlen: Mire është qe Fronti Europian e kuptoi që është opozitë, VLEN do të përfaqësojë me dinjitet të gjithë shqiptarët!

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Partia politike VLEN ka njoftuar se do të marrë një rol të rëndësishëm në qeverisjen e re në Maqedoninë e Veriut, duke u angazhuar të përfaqësojë me dinjitet të gjithë shqiptarët.

“Ziadin Sela po përpiqet të ndërtojë alibi përpara njerëzve të vet, se pse e huqi anën, dhe në vend që të ishte fitues, ngeli me humbësit.

Numërimi i resoreve të udhëhequra nga shqiptarët është koncept që nuk ka sjellë asgjë të mirë për kauzën tonë. Përkundrazi, falë korrupsionit politik të regjimit të BDI-së, zyrtarët e së cilës i shihnin resoret si mjete për t’u pasuruar në vend që t’u shërbenin qytetarëve, OBRM-PDUKM në këto zgjedhje fitoi 58 deputetë dhe po negocion nga pozita e fituesit absolut në bllokun politik maqedonas”, thuhet ne njoftim.

Sipas njoftimeve të fundit, VLEN do të udhëheqë me gjashtë resore ministriale në kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke garantuar një legjitimitet të plotë nga shqiptarët. Partia premton të sigurojë një të ardhme të qëndrueshme për komunitetin shqiptar dhe të përfundojë çdo poshtërim kombëtar për hir të ambicieve dhe pozitave personale.

Advertisement

 

The post Vlen: Mire është qe Fronti Europian e kuptoi që është opozitë, VLEN do të përfaqësojë me dinjitet të gjithë shqiptarët! appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy